Aktualitet

Terror në Jalë, përplasje me armë në “Folie”, plagoset një persona. Policia hesht: S’gjetëm gëzhoja (F

28 Korrik 2019, 08:48 Nga DOSJA
Terror në Jalë, përplasje me armë në

VLORË- Një sherr i madh ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Jalë. Sipas informacioneve të Dosja.al mësohet se sherri nga ndodhur në një lokal dhe ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve. 

Kanë qenë dy grupe që janë përplasur me njëri-tjetrin, për arsuye ende të panjohura. Burime bëjnë me dije se sherri ka ndodhur disa orë pas mesnatës dhe personat e përfshirë në të kanë qenë duke konsumuar alkool.

Ata kanë qëlluar disa herë me armë dhe nuk kanë ndalur derisa u kanë mbaruar fishekët. Nga të shtënat me armë ka mbetur një person, i plagosur dhe është dërguar menjëherë në Spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjeksore. 

Nga pamjet shihet se të gjithë të pranishmit në club janë larguar me vrap pas sherrit, dhe në vendin e ngjajres janë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe ka pasur njolla gjaku gjithandej. 

Ndëkohë kjo ngjajre është mbajtur e fshehtë nga Polica, e cila e mohon të ketë ndodhur. Burime për Dojsa.al thonë se grupi hetimor ka shkaur në vendin e ngjarjes, por janë shprehur se nuk kanë gjetur asnjë gëzhojë. 

Kjo ngjarje vjen në pikun e sezonit turistik dhe vë sërish në pikëpyetje sigurinë në plazhe si dhe imazhin e turizmit shqiptar. Një skenë e tillë ndodhi një vit më parë në Dhërmi ku pas një sherri në një lokal nate u përdorën edhe armët e zjarrit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet policia vlore sherr në jalë terror ne jale terrorizohen pushuesit policia vlore sherr në jalë terror ne jale terrorizohen pushuesit

Sondazh

Poll