Aktualitet

E rëndë në Divjakë/ Përdhunoi të miturën, arrestohet pas disa orë kërkimesh 45-vjeçari( DETAJE)

28 Korrik 2019, 08:08 Nga DOSJA
E rëndë në Divjakë/ Përdhunoi të miturën,

DIVJAKË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Divjakë, ku një 16-vjeçare është përdhunuar nga një 45-vjeçar. Pas denoncimit të bërë prej saj në komisariat, ditën e sotme është bërë I mundur arrestimi i këtij  shtetasi.  I arrestuari është shtetasi me iniciale F.J, i cili u arrestua nga Policia e Divjakës dhe FNSH pas disa orësh kërkime.

“Pas kallzimit të marë nga një shtetase 16 vjeçe se shtetasi F.J ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj, efektivët e Komisaritit të Policisë Divjakë në bashkëpunim me FNSH Fier, pas disa orë kërkimesh bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e 45 vjeçarit i cili ishte fshehur në një pyll të zonës së Divjakës”, njofton policia.

Materialet hetimore i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.

Por kjo nuk është e vetmja ngjarje e tillë që ka ndodhur kohët e fundit. Vetëm pak ditë më parë u bë publik lajmi se një 18-vjeçar me probleme mendore upërdhunua nga një shitës ambulant. Pak para këtij rasti një  7-vjeçare nga Durrësi u përdhunua në një shkollë nga një 18-vjeçar dhe një i mitur.

Po ashtu, rasti i Kavajës, tronditi opinionin publik pasi një grup djemsh të mitur kishin përdhunuar shoqen e tyre të klasës. Pas publikimit u mësua se vajza ishte nën presionin e shantazhit të të rinjve, për një video intime të saj me një djalë me të cilin kishte lidhje dashurore.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet abuzim seksual arrestohet 45-vjeçari perdhunimi ne divjake abuzim seksual arrestohet 45-vjeçari perdhunimi ne divjake

Sondazh

Poll