Aktualitet

Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet i riu nga Shkodra

28 Korrik 2019, 07:21 Nga DOSJA
Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet i riu nga Shkodra

SHKODËR- Një 22 vjeçar është arrestuar nga policia, pasi qarkullonte me armë zjarri në qytet. I arrestuari është shtetasi me iniciale P. Th. 22 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Gjatë kontrollit, policia i gjeti  dhe sekuestroi  një armë zjarri Pistoletë   me 16 fishekë luftarak.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Qarkullonte me armë zjarri me vete, arrestohet në flagrancë nga Policia .

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe 16 fishekë luftarak

Shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, pas informacionit të marrë nga qytetarët se në fshatin Grudë janë dëgjuar të shtëna armësh, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e personit që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative shërbimet policisë kanë  ushtruar kontroll fizik në një lokal ku dyshohej se ndodhej dhe personi që kishte qëlluar me armë.

Gjatë kontrollit fizik  të shtetasit P. Th. 22 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër, Policia i gjeti  dhe sekuestroi  një armë zjarri Pistoletë   me 16 fishekë luftarak.

Nga veprimet e kryera rezultoi se ky shtetas kishte qëlluar në ajër me armë zjarri në fshin Grudë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e  municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. 

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arme zjarri arrestohet 22 vjecari shkoder arme zjarri arrestohet 22 vjecari shkoder

Sondazh

Poll