Bota

Rimëkëmbet Bitcoin, rritet deri në 7.6%

Kriptomonedha më e madhe dhe më e njohur në botë, u rrit me më shumë se 16% nga niveli më i ulët i këtij viti prej 17,592.78 dollarësh më 18 qershor

20 Qershor 2022, 07:40 Nga A.B
Rimëkëmbet Bitcoin, rritet deri në 7.6%
Bitcoin

SHBA- Bitcoin është rritur me 7.6% në 20,404 dollarë nga mbyllja e mëparshme, duke sinjalizuar një rikuperim nga një rënie e mprehtë të shtunën, raporton CNN.

Kriptomonedha më e madhe dhe më e njohur në botë, u rrit me më shumë se 16% nga niveli më i ulët i këtij viti prej 17,592.78 dollarësh më 18 qershor, kur ra në shqetësimet e investitorëve për problemet në rritje në industrinë e kriptove dhe mes një tërheqjeje të përgjithshme nga aktivet më të rrezikshme. 

Andreë Brenner, kreu i të ardhurave fikse ndërkombëtare në National Alliance Securities, tha se rritja e Bitcoin ishte me gjasë rezultat i investitorëve me pakicë që blenë monedhën dixhitale gjatë fundjavës, kur pak tregtarë profesionistë po punojnë.

"Disa blerës mendojnë se tani është një kohë e mirë për të hyrë sepse Bitcoin zbriti në një nivel që tregon një atraktivitet afatshkurtër," tha Brenner. Ai shtoi se Bitcoin dhe monedhat e tjera dixhitale mbetën jashtëzakonisht të paqëndrueshme.

Shitja në tregun e kriptove ka përkuar me një rrëshqitje të aksioneve, pasi stoqet amerikane pësuan rënien e tyre më të madhe javore të përqindjes në dy vjet nga frika e rritjes së normave të interesit dhe gjasave në rritje të një recesioni.

bitcoin

Sondazh

Poll