Aktualitet

EMRAT/ Me 42 kg drogë drejt Greqisë, arrestohen dy persona në Devoll, ikën me vrap e hodhën çantat e zeza kur panë policinë

Forcat e Policisë Kufitare dhe ato të Frontex-it, janë vënë në ndjekje dhe kanë bërë të mundur kapjen e ndalimin e tyre.

19 Qershor 2022, 15:08 Nga F.M

EMRAT/ Me 42 kg drogë drejt Greqisë, arrestohen dy persona në

KORÇË- Leonard Hekurani, 41 vjeç, banues në Elbasan dhe Zamir Sino 65 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll janë vënë në pranga teksa tentonin të trafikonin 42 kilogamë kanabis drejt Greqisë. Dyshja janë kapur në Devoll nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me shërbimet e Frontex-it. Në afërsi të fshatit Dobranj, atyre u është bërë me shenjë që të ndalonin, por kanë tentuar të largohen me vrap dhe kanë hedhur në tokë tre çanta të zeza. Forcat e Policisë Kufitare dhe ato të Frontex-it, janë vënë në ndjekje dhe kanë bërë të mundur kapjen e ndalimin e tyre. Gjatë kontrollit të ushtruar në brendësi të çantave të tyre, u gjet një sasi prej 42 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Dyshja e çon në 22 numrin e të arrestuarve në total në kuadër të operacionit “Restart”. Operacioni nis shtatë muaj më parë dhe në total janë sekuestruar 535.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 550 gramë kanabis në formë çokollate.

Njoftimi i policisë Korçë

Finalizohet faza e nëntë e operacionit policor të koduar "Restart", startuar shtatë muaj më parë. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë dhe shërbimet e Frontex-it, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë. Tentuan të trafikonin drejt Greqisë, 42 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, vihen në pranga 2 shtetas. Shkon në​ 22 numri i të ndaluarve, në 535.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 550 gramë kanabis në formë çokollate, sekuestruar në kuadër të këtij operacioni, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë dhe shërbimet e Frontex-it, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të operacionit policor "Restart", nisur shtatë muaj më parë kanë finalizuar me sukses fazën e​ nëntë të tij, si rezultat i së cilës u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
- L. H., 41 vjeç, banues në Elbasan.
- Z. S., 65 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me shërbimet e Frontex-it, kanë konstatuar dy shtetasit e mësipërm në afërsi të fshatit Dobranj, Devoll dhe ju kanë bërë me shenjë të ndalonin. Këta shtetas, porsa kanë parë shërbimet e Policisë në drejtim të tyre, kanë tentuar të largohen me vrap dhe kanë hedhur në tokë tre çanta të zeza. Forcat e Policisë Kufitare dhe ato të Frontex-it, janë vënë në ndjekje dhe bënë të mundur kapjen e ndalimin e tyre. Gjatë kontrollit të ushtruar në brendësi të çantave të tyre, u gjet një sasi prej 42 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve" kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

policia e korces leonard hekurani zamir sino

Sondazh

Poll