Aktualitet

Mashtrim, prostitucion dhe grabitje, vihen në pranga 3 persona në Vlorë

E arrestuar është edhe një 40 vjeçare, banuese në Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendimin e datës 05.07.2021, e ka dënuar me 4 muaj burgim për veprën penale ”Ushtrim prostitucioni”.

19 Qershor 2022, 14:42 Nga A.B
Mashtrim, prostitucion dhe grabitje, vihen në pranga 3 persona në
Policia

VLORË- Tre persona janë arrestuar nga policia në Vlorë. Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka përfunduar një 62 vjeçar, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendim e datës 18.06.2022, i ka caktuar masën “Arrest në burg“ për veprat penale “Mashtrimi më shumë se një herë”, “Falsifikimi i dokumentave”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë. Po ashtu, është kapur një 40 vjeçare, banuese në Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendimin e datës 05.07.2021, e ka dënuar me 4 muaj burgim për veprën penale ”Ushtrim prostitucioni”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim K. Sh., 62 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendim e datës 18.06.2022, i ka caktuar masën “Arrest në burg“ për veprat penale “Mashtrimi më shumë se një herë”, “Falsifikimi i dokumentave”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë. Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetases së shpallur në kërkim E. Xh., 40 vjeçe, banuese në Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendimin e datës 05.07.2021, e ka dënuar me 4 muaj burgim për veprën penale ”Ushtrim prostitucioni”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim A. Q., 49 vjeç, pasi më datë 13.06.2022, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në automjetin e shtetasit K. G.Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasi R. I., 56 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.– – – –Më datë 18.06.2022, shtetasi F. K., 38 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi K. K., 68 vjeç, i cili vuan nga skleroza. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

arrestim arrestim ne vlore

Sondazh

Poll