Bota

'S'guxon me shkrujt për mu'/ Zv.ministri Syla sqaron përplasjen me analistin: Doli nga konteksti

“S’guxon të shkruash për mua,"-pretenohet se i ka thënë Syla-Pozharit. Zëvendësministri Syla në një përgjigje për Express tha se biseda mes tyre nuk ka pasur asnjë rast kërcënime.

18 Qershor 2022, 18:33 Nga k.m.
'S'guxon me shkrujt për mu'/ Zv.ministri Syla sqaron
Xhevdet Pozhari dhe Shemsi Syla

PRISHTINË- Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka mohuar se e ka kërcënuar analistin Xhevdet Pozhari. E gjitha pasi ky i fundit pretendoi se zv.ministri Syla në një restorant i është afruar dhe e ka kërcënuar. 

“S’guxon të shkruash për mua,"-pretenohet se i ka thënë Syla-Pozharit. Zëvendësministri Syla në një përgjigje për Express tha se biseda mes tyre nuk ka pasur asnjë rast kërcënime.

“Biseda që është zhvilluar mes meje dhe zotëri Pozharit nuk ka të bëjë me kërcënim. Ky titull i cili i është vënë bisedës sonë është tejet i qëllimshëm dhe nxitës. Unë me zotëri Pozharin thjesht kam ndarë mendimin tim në lidhje me fyerjet dhe fjalorin që ai ka përdorur në lidhje me një prononcim timin për media, duke bërë deklarata të pavërteta dhe sulmuese. Pas bisedës sonë, ai e ka nxjerrë qëllimisht nga konteksti në kuptim literal fjalinë “nuk guxon me shkrujt per mu” dhe po e quan atë një kërcënim. Shprehja ime ka qene në kuptimin gjeneral, që askush nuk guxon të shkruajë në mënyrë të manipuluar, të rreme, fyese e ofenduese për askë, pavarësisht inateve personale për personin tjetër apo qoftë edhe për institucionin të cilin ai e përfaqëson”, ka thënë Syla.

Ndërsa analisti Xhevdet Pozhari ka thënë dje se zëvendësministri Shemsi Syla e ka kërcënuar derisa ishte duke qëndruar në një restorant duke i thënë se nuk guxon kurrë të shkruajë për të.

“Shemsi Syla ishte. Zv/ministër i mbrojtjes. Për një ironizim që kam bërë me deklarimin e tij se nuk kemi rreizk nga Serbia, apo diçka të ngjashme. Kërcënimi ishte direkt në një restorant. Ishin disa të njohur të përbashkët dhe po më vjen keq prej tyre. Në këtë mënyrë u bo kontakti i rastësishëm kur u përshëndetëm dhe ai shpërtheu ndaj meje,”- pretendoi ai në një prononcim për nacionale.com. Megjithatë ende nuk ka bërë asnjë kallëzim penal për zyrtarin e qeverisë së Albin Kurtit.

xhevdet pozhari shemsi syla kosove

Sondazh

Poll