Bota

Ekzekutohet biznesmeni në Greqi, momenti kur e qëllojnë për vdekje

Newsbazar shkruan se sipas informacioneve, autorë ende të panjohur, kanë qëlluar me armë zjarri në vend 38-vjeçarin pronar të një karburanti që ndodhet në Avenue Marathonos.

18 Qershor 2022, 17:35 Nga I.A
Ekzekutohet biznesmeni në Greqi, momenti kur e qëllojnë për
Karburanti ne Greqi

GREQI- Persona të panjohur i ngritën pritë mëngjesin e sotëm pronarit të një karburanti në Marathonos Avenue të Greqisë. Newsbazar shkruan se sipas informacioneve, autorë ende të panjohur, kanë qëlluar me armë zjarri në vend 38-vjeçarin pronar të një karburanti që ndodhet në Avenue Marathonos.

Pronari i pikës së benzinës ka mbërritur me automjetin e tij, një jelek antiplumb dhe kur ka parkuar para dyqanit dhe ka zbritur nga automjeti një makinë tjetër e bardhë në të cilën udhëtonin katër persona, të cilët janë afruar dhe e kanë qëlluar me kallashnikov duke rezultuar që 38-vjeçari të plagoset për vdekje.

Policia gjeti të paktën 25 predha në vendngjarje. Menjëherë pas sulmit, në rrugën Manou Katraki të Pallinit është gjetur një furgon i djegur, i cili sipas policisë është ai me të cilin janë arratisur autorët. Në të kaluarën, të panjohurit kishin hedhur një granatë në të njëjtën pikë karburanti. 

vritet biznesmeni ne greqi

Sondazh

Poll