Bota

Liberalizimi i vizave për Kosovën, Kurti: I kemi plotësuar kushtet, data nuk varet nga ne

Në një konferencë për shtyp Kurti tha se Kosova ka plotësuar 95 kriteret e përcaktuara për vizat por përsa i takon datës nuk është diçka që varet nga qeveria por nga shtetet e BE-së.

18 Qershor 2022, 14:40 Nga d.a
Liberalizimi i vizave për Kosovën, Kurti: I kemi plotësuar
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur rreth liberalizimit të vizave për Kosovën dhe mundësisë që kërkesa të shqyrtohet më 23 qershor, datë kur do të mblidhet dhe Këshilli i BE-së.

Në një konferencë për shtyp Kurti tha se Kosova ka plotësuar 95 kriteret e përcaktuara për vizat por përsa i takon datës nuk është diçka që varet nga qeveria por nga shtetet e BE-së.

Ne moti i kemi plotësuar 95 kriteret që është më shumë sesa dyfishi i kritereve për vendet e rajonit. Gjithmonë është theksuar problemi me imazhin e Kosovës e tash gjatë këtij më shumë se një viti kemi punuar shumë dhe organizatat ndërkombëtare kanë thënë se imazhi i Kosovës s’është i para dy vjetëve.  Unë s’mund të flas për data se kur mund të ndodhë liberalizimi ne po i bëjmë detyrat e shtëpisë dhe po e bëjmë më të mirën por s’mund të flasim në emër të shteteve të BE-së”, tha Kurti.

Më pas ai shtoi se tashmë po bëhen katër vjet qëkur Komisioni Evropian ka rekomanduar heqjen e vizave për Kosovën.

Ajo cka duhet të theksojmë cdo ditë është se moti i kemi plotësuar kriteret dhe se muajin e ardhshëm shënojmë katër vjetorin që kur Komisioni Evropian ka dhënë rekomandimin për herën e dytë se Kosova i ka plotësuar krietere”, tha ai.

albin kurti liberalizimi i vizave per kosoven

Sondazh

Poll