Bota

Luftanija ruse e akuzuar për shkelje të ujërave daneze, ministri i jashtëm i Danimarkës: Një provokim rus i papranueshme

Festivali vjetor ndiqet nga zyrtarë të lartë të qeverisë

18 Qershor 2022, 14:21 Nga d.d
Luftanija ruse e akuzuar për shkelje të ujërave daneze, ministri
Jeppe Kofod

RUSI-Një anije luftarake ruse ka shkelur dy herë ujërat territoriale daneze në veri të ishullit Bornholm të Detit Baltik, ku po zhvillohej një festival demokracie. Ministri i jashtëm i Danimarkës, Jeppe Kofod u shpreh për mes një postimi në Twitter se ky veprim është një provokim i papranueshëm.

Sipas The Guardian, anija luftarake ruse hyri në ujërat daneze pa autorizim të premten. Anija luftarake u largua pasi marina daneze vendosi kontakt me radio.

“Një provokim rus thellësisht i papërgjegjshëm dhe i papranueshëm", ka shkruar Kofod.

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës tha muajin e kaluar se Ukraina kishte filluar të merrte raketa 'Harpoon' nga Danimarka.

Festivali vjetor ndiqet nga zyrtarë të lartë të qeverisë, duke përfshirë Kofod dhe kryeministren, Mette Frederiksen.

danimark jeppe kofod

Sondazh

Poll