Politike

Rusia nxjerr listat e shqiptarëve të vrarë, MEPJ thërret ambasadorin për sqarime

Pas publikimit të lajmit, Ministria e Punëve të Jashtme ka hedhur poshtë pretendimet e ambasadës, duke shtuar se nuk konfirmojnë asgjë.

18 Qershor 2022, 11:29 Nga k.m.
Rusia nxjerr listat e shqiptarëve të vrarë, MEPJ thërret
MEPJ

TIRANË- Ministria e Punëve të Jashtme ka mohuar lajmin e nxjerrë nga ambasada ruse në Shqipëri se në Ukrainë kanë vdekur 42 mercenarë shqiptarë. Pas publikimit të lajmit, Ministria e Punëve të Jashtme ka hedhur poshtë pretendimet e ambasadës, duke shtuar se nuk konfirmojnë asgjë. Sipas tyre, është e pamundur që në kohë lufte të identifikohen të vrarët, madje dhe nga një vend armik, siç është Rusia në Ukrainë. Në reagimin e tyre, shtohet fakti se e gjitha është punë e propagandës ruse.

"Nuk ka lista për mercenarët ndaj ngrihet pyetja: Se ku i siguroi Rusia këto lista?! Diversion i njohur i Rusisë, asnjë shtet nuk ka lista,"-thuhet ndër të tjera. 

Në listë shihet se që nga fillimi i luftës më 24 shkurt gjithsej 150 shqiptarë kanë shkuar të luftojnë në Ukrainë nga të cilët 42 kanë humbur jetë dhe 40 janë larguar, duke lënë kështu 68 shqiptarë që vijojnë të luftojnë në Ukrainë. Ndërkohë nga Kosova janë gjithes 156 trupa nga të cilët 61 janë vrarë, ndërkohoë nga Maqedonia e Veriut janë vrarë 21 persona.

 

mercenaret shqiptare ne ukraine ukraine lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll