Aktualitet

Shpërthen pika e karburantit në Durrës, banorët evakuohen nga zona

Sipas informacioneve paraprake, shpërthimet kanë bërë që pika e furnizimit të gazit të përfshihet nga flakët duke krijuar panik te banorët e zonës.

18 Qershor 2022, 08:35 Nga d.a
Shpërthen pika e karburantit në Durrës, banorët evakuohen
Pamje nga fabrika e gazit në Porto Romano

DURRËS- Disa bombola të mbushjes së gazit kanë shpërthyer në Porto Romano të Durrësit në një pikë karburanti.

Sipas informacioneve paraprake, shpërthimet kanë bërë që pika e furnizimit të gazit të përfshihet nga flakët duke krijuar panik te banorët e zonës.

Shpërthimet janë dëgjuar rreth 30 minuta më parë dhe kanë bërë që një pjesë e banorëve aty pranë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Në vendngjarje kanë shkuar forca policie si dhe 3 makina zjarrëfikëse të cilat po vënë nën kontroll flakët.

shperthim ne durres

Sondazh

Poll