17 Qershor 2022, 21:21
Nga I.A
Klodian Tomorri
TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka deklaruar se në vendin tonë krahasim me vitin e kaluar janë ulur importet. Me anë të një postimi në Facebook, Tomorri shkruan se rënia e importit të karburanteve ka nisur që nga muaji mars dhe po vazhdon me ritme eksponenciale. Ai gjithashtu ka bërë të ditur se nëse importet e karburanteve bien me 20 %, qeveria nuk ka për të mbledhur asnje leke shtese nga taksimi i karburanteve këtë vit. Tomorri gjithashtu ka prekur edhe kafenë, importi i të cilës ka rënë me 400 tone nga viti i kaluar.
Postimi i Plotë:
Edi Rama takon Art Lafferin. Ne muajin maj importi i karburanteve u ul me gati 10 mije tone ose 18 per qind krahasuar me majin e vitit te kaluar. Renia e importeve te karburantit filloi te ndihej qe ne mars, por po thellohet me ritme eksponenciale nga muaji ne muaj. Si pesemujor renia eshte 15 mije tone. Ne nuk e dime se c'pjese e renies po vjen per shkak te uljes se konsumit qe dikton cmimi i larte dhe c'pjese vjen nga kontrabanda apo furnizimi i qytetareve ne vendet e tjera fqinje. Por nje gje eshte e sigurte. Kurba e konsumit te karburanteve tashme eshte qartazi ne anen zbritese te Lafferit.
Çmimi ka arritur ne nje nivel qe dikton renien e konsumit. Me llogari te peraferta, nese importet e karburanteve bien me 20 per qind, qeveria nuk mbledh asnje leke shtese nga taksimi i karburanteve sivjet. Renia e konsumit asgjeson rritjen e te ardhurave qe merret per liter. Ky eshte Lafferi. Lajmet nga bursa nuk jane pozitive. Sot nafta kerceu prape afer nivelit 1350 dollare per tone. Po ndenji shume keshtu, ose me keq, po u ngjit me lart, do mblidhet prape Bordi i Vakise per ta cuar cmimin drejt horizonteve te reja te pashkelura me pare. Megjithate karburantet jane vetem nje sinjal. Cuditerisht ka filluar te bjere edhe importi i kafese. Shqiperia ka importuar 400 tone me pak kafe sivjet se vitin e kaluar. Presim presim. Por me shume gjasa po shfaqen shenjat e para te renies se konsumit ne ekonomi.
klodian tomorri
Aktualitet
17 Qershor 2022, 21:17
F.M
Vendi ku iu bë atentat Arben Bekteshit
ELBASAN- Sherri mes dy personave që degradoi në përgatitjen e një atentati ka nisur tre jav...
Aktualitet
17 Qershor 2022, 21:15
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Importi i hidrokarbureve në Shqipëri shënoi një rënie dramatike me 18% në muajin maj në kra...
Aktualitet
17 Qershor 2022, 21:12
I.A,F.M
Eduart Gjokutaj
TIRANË- Eksperti i taksave Eduart Gjokutaj komentoi rritjen e çmimit të naftës në vendin tonë. I ftuar n&eu...
Aktualitet
17 Qershor 2022, 20:59
F.M
Pamje nga vendngjarja
ELBASAN- 38-vjeçari Ermal Matishi që qëlloi me armë zjarri drejt të riut të identifikuar si Arben Bek...
Aktualitet
17 Qershor 2022, 20:47
I.A,F.M
Pamje nga vendngjarja
ELBASAN- Policia ka publikuar të dhëna në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. M&...
Aktualitet
17 Qershor 2022, 20:33
F.M
Pamje nga vendngjarja
ELBASAN- Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin pasditen e sotme në Elbasan. Mësohet se ngjarja ka ndodhur ...
Aktualitet
17 Qershor 2022, 20:22
I.A
Pamje nga aksidenti
LIBRAZHD- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Librazhd. Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin d...
Aktualitet
17 Qershor 2022, 20:25
Nevila Dervishi
Kanabis, Fushë Krujë
FUSHË KRUJË- Një numër i ekzagjeruar banorësh të fshatrave Halil, Arameras dhe Nikël jan&...
Aktualitet
17 Qershor 2022, 19:51
I.A
Louis Spiteri
MALTË- Tre persona janë arrestuar për një sulm në mëngjes herët në Sliema të Maltës, në...
Aktualitet
17 Qershor 2022, 19:39
F.M
Burg
TIRANË- Me përjashtim të Emiliano Shullazit që po kurohet pranë Spitalit të Burgut, 6 të burgosur të tjerë...