Aktualitet

Nafta shkoi në 265 lekë/l, Gjokutaj: Qeveria është aksionere në çmim, të kapë evazionistët

Sa për bordin e transparencës, ai u shpreh se është një mekanizëm i panevojshëm që u fut si pykë mes qytetarëve e tregtarëve.

17 Qershor 2022, 21:12 Nga I.A,F.M
Nafta shkoi në 265 lekë/l, Gjokutaj: Qeveria është aksionere
Eduart Gjokutaj

TIRANË- Eksperti i taksave Eduart Gjokutaj komentoi rritjen e çmimit të naftës në vendin tonë. I ftuar në emisionin 'Ekonomi Plus' në Syri Tv Gjokutaj tha se 60% e çmimit final është pjesë e shtetit. Sa për bordin e transparencës, ai u shpreh se është një mekanizëm i panevojshëm që u fut si pykë mes qytetarëve e tregtarëve.

"Është shpjeguar në shumë raste por që do të duhet ta përsërisim për të sjellë në vëmendje që nuk është vonë asnjëherë për të bërë ndryhsime. Qeveria është aksionere në çmimin e naftës, sepse vetëm 40% është çmim, ndërsa pjesa tjetër janë taksa, pjesë e shtetit. Pra, shteti është aksioneri kryesor. Çmimet po rriten nga dita në ditë, por nuk ka as ndërgjegjësim. Rol nuk luan vetëm çmimi i bursave, por edhe detyra e pabërë e qeverisë në kohë. Duhet të kishin të ardhura shtesë qytetarët dhe normalizim të tregut. Krijimi i bordit është totalisht i panevojshëm. U fut si pykë në mes, midis qytetarëve dhe tregtarëve. Ka shoqata që mund të jenë këtu për të bërë transparencë, duhet rritur ndërgjegjësimi i qytetarëve për të kërkuar më shumë llogari. Kemi vite që përsërisim se çfarë duhet bërë. Bordi nuk ka dhënë produktivitet, kjo gjë po shërben vetëm për të thënë që ne po punojmë. Qeveria duhet të kapte evazionistët e naftës," tha Gjokutaj.

eduart gjokutaj cmimet e larta

Sondazh

Poll