Aktualitet

Policia sqaron ngjarjen në Ebasan: Ishte atentat, 38-vjeçari i zuri pritë Bekteshit

Mësohet se një konflikt verbal ka çuar në përdorimin e armës të 38-vjeçarit me iniciale E.M ndaj 30-vjeçarit me inicialet A.B.  

17 Qershor 2022, 20:47 Nga I.A,F.M
Policia sqaron ngjarjen në Ebasan: Ishte atentat, 38-vjeçari i zuri
Pamje nga vendngjarja

ELBASAN- Policia ka publikuar të dhëna në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Mësohet se një konflikt verbal ka çuar në përdorimin e armës të 38-vjeçarit me iniciale E.M ndaj 30-vjeçarit me inicialet A.B. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar, ndërkohë që 38-vjeçari është larguar nga vendngjarja.  

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Informacion paraprak Në lagjen “Skënderbeg”, në Elbasan, për shkak të një konflikti të çastit, të ndodhur disa ditë më parë, midis shtetasve E. M. dhe A. B., shtetasi E. M., 38 vjeç, banues në Elbasan, rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit A. B., 30 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte duke qarkulluar me automjetin e tij. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë që ishin në patrullim kanë reaguar mënjeherë dhe janë vënë në ndjekje të autorit, i cili ka hedhur armën e zjarrit gjatë ndjekjes nga Policia dhe ka mundur të largohet. Forca të shumta të Policisë Elbasan, “Shqiponjat” dhe forca operacionale të DVP Elbasan kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, po vijon veprimet, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

atentat arben bekteshit

Sondazh

Poll