Aktualitet

EMRAT/ U paguan për të sulmuar një të moshuar, arrestohet dy shqiptarë në Maltë

Lovimalta shkruan se një 37-vjeçar maltez dhe dy shtetas shqiptarë të moshës 23-vjeçare pritet të akuzohen në gjykatë në lidhje me sulmin e paprovokuar ndaj një vrapuesi 62-vjeçar në Qui-Si-Sana, Sliema.

17 Qershor 2022, 19:51 Nga I.A
EMRAT/ U paguan për të sulmuar një të moshuar, arrestohet dy
Louis Spiteri

MALTË- Tre persona janë arrestuar për një sulm në mëngjes herët në Sliema të Maltës, në atë që autoritetet dyshojnë se mund të ketë qenë një punë e planifikuar dhe e paguar. Lovimalta shkruan se një 37-vjeçar maltez dhe dy shtetas shqiptarë me emrat Xhovano Ndoci dhe Agostin Marku të moshës 23-vjeçare pritet të akuzohen në gjykatë në lidhje me sulmin e paprovokuar ndaj një vrapuesi 62-vjeçar në Qui-Si-Sana, Sliema.

Sulmi i dy personave, të dyshuar me thika, përfundoi me agresorët që u larguan nga vendi i ngjarjes. Policia ishte në gjendje të përcaktonte se ku ishin arratisur ata, duke çuar në gjetjen dhe ndalimin e njërit prej shqiptarëve.

Pas hetimeve të mëtejshme nga njësia e Krimeve të Rënda, një tjetër shqiptar në të njëjtën moshë është arrestuar. Nga hetimet rezulton se maltezi kishte punësuar dy 23-vjeçarët shqiptarë për të ndjekur viktimën Louis Spiteri dhe për ta sulmuar.

louis spiteri arrestohen dy shqiptare ne malte agostin marku xhovano ndoci

Sondazh

Poll