Aktualitet

Parakalimi i makinës u bë ‘mollë sherri’, si nisi konflikti mes Matishit e Bekteshit tre javë më parë, plani për atentat

17 Qershor 2022, 21:17 Nga F.M
Parakalimi i makinës u bë ‘mollë sherri’, si nisi
Vendi ku iu bë atentat Arben Bekteshit

ELBASAN- Sherri mes dy personave që degradoi në përgatitjen e një atentati ka nisur tre javë më parë. Mësohet se Ermal Matishi është përplasur me Arben Bekteshin për një parakalim me makinë në Elbasan. Dy të rinjtë kanë zbritur nga mjetet dhe kanë nisur një konflikt verbal që ka përfunduar në sherr me gurshte.

Por, Matishi nuk e ka lënë me aq. Ai është menduar, ka gjurmuar Bekteshin dhe këtë mbrëmje ka shkuar që t’i bëjë një atentat në lagjen ku ai rri në Elbasan. Matishi ka qëlluar shtatë herë me pistoletë në drejtim të Bekteshit, por ky i fundit u ka shpëtuar plubmave. Me ardhjen e policisë, 38-vjeçari ka hedhur armën dhe është larguar, ndërsa ‘shenjestra’ është shoqërua në polcii për tu marrë në pyetje.

ermal matishi arben bekteshi atentat arben bekteshit

Sondazh

Poll