Aktualitet

FOTOT- Ky është Endi Çuçi, djali i ministrit të Brendshëm që u arrestua në Itali

I riu, vetëm 24 vjeç, specialist në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, disa herë ka bërë paraqitje edhe në emisionet televizive.

17 Qershor 2022, 17:09 Nga k.m.
FOTOT- Ky është Endi Çuçi, djali i ministrit të
Bledi dhe Endi Çuçi

TIRANË- I riu që shihni në foto është djali i ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, Endit. I riu, vetëm 24 vjeç, specialist në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, disa herë ka bërë paraqitje edhe në emisionet televizive.

Në vitin 2015, ai bashkë me shokët e tij të klasës, dilnin dhe jepnin mesazhe sensibilizuese nga të rinjtë, për të rinjtë. Po ashtu, edhe e ëma e tij, juristja Zhaklina Peto  ka postuar foto me të nga stadiumi duke parë ndeshjet e kombëtares shqiptare të futbollit.

Endi Çuçi është vënë në pranga në Itali, pasi akuzohet si i përfshirë në grupin që merrej me kontrabandë medikamentesh gjatë kohës së pandesë së Covid-19. Dokumenti i publikuar sot nga kryedemokrati Sali Berisha tregon edhe një pjesë të përgjimeve mes personave të vënë nën hetim që tregon implikimin e djalit të ministrit Çuçi si transportues të medikamenteve. 

endi çuçi bledi çuçi arrestohet endi cuci

Sondazh

Poll