Aktualitet

Emirjana Sako ndan në shkelje të ligjit çelësat e apartamenteve në Durrës, s'pret miratimin e Prefektit

Minimalisht vendimi i Këshillit Bashkiak dërgohet në zyrën e Prefektit dhe brenda 10 ditëve duhet të marrë miratimin e tij.

17 Qershor 2022, 18:01 Nga F.M
Emirjana Sako ndan në shkelje të ligjit çelësat e
Këshilli Bashkiak dhe Emirjana Sako

DURRËS- Këshilli Bashkiak i Durrësit ka ndarë në mënyrë urgjente çelësat e apartamenteve që kanë përfituar qytetarët pas rindërtimit të pallateve pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit 2019. Në mënyrë krejt të dyshimtë, mbledhja e Këshillir Bashkiak është zhvilluar një natë më parë në orën 18:00, kohë kur është hedhur shorti dhe çelësat janë shpëndarë këtë mëngjes.

Minimalisht vendimi i Këshillit Bashkiak dërgohet në zyrën e Prefektit dhe brenda 10 ditëve duhet të marrë miratimin e tij. Prefektura pas miratimit e sjell në Bashki me postë që të hyjë në fuqi, por Emirjana Sako, e zgjedhur në lokalet e 6 marsit ka vepruar në shkelje të ligjit. Ajo ka ndarë çelësat pa pritur konfirmin e Prefektit të Durrësit.

Nga ana tjetër, banorët kanë pasur pakënaqësi të mëdha më mënyrën se si është bërë ndarja e apartamenteve me short. Ndërkohë pallati nuk ka përfunduar ende dhe qytetarët, pavarësisht se kanë marrëçelësat, nuk dinë se kur do të futen në apartamente.

emirjana sako keshilli bashkiak i durresit ndarja e apartamenteve ne durres

Sondazh

Poll