FOTOT- Ky është Endi Çuçi, djali i ministrit të Brendshëm që u arrestua në Itali
Bledi dhe Endi Çuçi TIRANË- I riu që shihni në foto është djali i ministrit të Brendshëm, Bledi Çu&...
Në dokument shkruhet gjithashtu se hyrja e Endi Çuçit në Itali është bërë në mënyrë ilegale në maj të vitit 2021, kur kufijtë ishin të mbyllur për shkak të pandemisë së Covid-19.
ITALI- Djali i ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Endi Çuci duke se ka shërbyer si transportues në grupin që merrej me kontrabandë medikamentesh gjatë kohës së pandesë së Covid-19. Dokumenti i publikuar sot nga kryedemokrati Sali Berisha tregon edhe një pjesë të përgjimeve mes personave të vënë nën hetim që tregon implikimin e djalit të ministrit Çuçi. Konkretisht në një bisedë, biznesmeni Ndue Pulaj është regjistruar që flet me një tjetër shqiptare të identifikuar si Evisa Sulejmani, të cilës i thotë se do t’i dërgojë një medicament përmes djalit të Zhaklina Petos, pra Endit. Në dokument shkruhet gjithashtu se hyrja e Endi Çuçit në Itali është bërë në mënyrë ilegale në maj të vitit 2021, kur kufijtë ishin të mbyllur për shkak të pandemisë së Covid-19.
Pjesë nga dosja:
Endi Çuçi, djali i Zhaklina Petos, që rezulton të ketë hyrë në mënyrë të parregullt në Itali më 04.05.2021, pra duke përdorur rekomandime falsë të dhëna nga mjekët. Emri i tij është përmendur për herë të parë në një bisedë mes Ndue Pulajt e Evisa Sulejmanit më 20 prill të vitit 2021.
Ndue Pulaj konfirmon që Evisa Sulejmanit do t’i dërgojë një porosi përmes Endi Çuçit.
Pjesë nga biseda:
Ndue Pula: Të dielën të sjell tamoxifene (medicament që përdoret tek të sëmurët me kancer gjiri)
Evisa Sulejmani: Të dielën?
Ndue Pulaj: Të dielën që vjen djali i Zhakut
Në telefonatën e radhës me Vladimir Peton, konfirmohet mbërritja e Endi Cuçit në Itali.
Çuçi është djali nga martesa e parë e ministrit Bledi Çuçi me juristen Zhaklina Peto. Ndërsa në aksionin e ndërmarrë nga Policia italiane, ishin të përfshirë edhe Aurel Vula (bashkëshorti i dytë i Zhaklina Petos) dhe Vladimir Peto, vëllai i ZHaklina Petos. Aksioni për goditjen e grupit të trafikut të medikamenteve, u finalizua javën që shkoi edhe pse kishte nisur që në vitin 2020, ndërsa në pranga janë vënë 6 persona. Nën hetim janë 82 shqiptarë, mes tyre mjekë dhe biznesmenë. Mes mjekëve, emrat deri më tani u kanë dalë Edvin Priftit, Aurel Vulës, Ilir Broqajt dhe Vladimir Peto. Biznesmenët nën hetim janë Aleksandër Gjoka dhe Ndue Pulaj.
Bledi dhe Endi Çuçi TIRANË- I riu që shihni në foto është djali i ministrit të Brendshëm, Bledi Çu&...
Foto Ilustruese BERAT- Një kontroll policie për kultivim të lëndëve narkotike është bërë në Berat. Më...
Agim Kajmaku TIRANË- Bashkëshortja e Agim Kajmakut, ish-kryebashkiakut të Vorës që u pranos me 20 kilogram kokainë, Merita Ka...
Foto ilustruese TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqip...
Foto ilustruese TIRANË- Shefi i Policisë së Velipojës është arrestuar këtë të premte bashkë me tre polic&...
Foto Ilustruese VAU I DEJËS- Një 38-vjeçar me inicialet E.Rr., banues në fshatin Rranza, Vau Dejës ka ndërruar jetë si...
SPAK TIRANË- 25 persona janë marrë të pandehur pasi akuzohen se trafikonin emigrant nga Lindja e Mesme drejt Evropës. Të ndar...
Polica italiane ITALI- Pasditen e së enjtes, policia e Riminit arrestoi një shtetas shqiptar për veprën penale të ndalimit me q&eu...
Prokuroria e Durrësit DURRËS- 14 apartamente dhe pesë ndërtime pa leje janë vënë nën sekuestro preventive nga Proku...
Elton Qyno TIRANË- Tre prokurorë të SPAK kanë firmosur një urdhër që ndalon publikimin e dëshmive të Nuredin D...