Aktualitet

Rihapet skena e Teatrit Kombëtar, PD dërgon gjenerator pas ndërperjes së dritave nga OSHEE

27 Korrik 2019, 13:45 Nga DOSJA

TIRANË- Rezistenca tek Teatri Kombëtar vijon ende dhe artsitët kanë zgjedhur që sot të bëjnë diçka ndryshe. Ata do të rihapin skenën me shfaqen “Marr guximin”, që do të luhet nga Mehdi Malkaj.

Por dhe pse kërkojnë që të vënë një shfaqe në skenë, në Teatër nuk ka drita. Për energjinë elektrike ka menduar Partia Demokratike, e cila ka bërë gati një gjenerator për të sjellë ndriçimin.

Dosja.al ka siguruiar fotot e gjenaratorit që ndodhet në oborrin e selisë së PD dhe transportimi i tij do të bëhet në orët në vijim.

Ndërkohë tek oborri i Teatrit vijon rezistenca, ku Aleanca nënshkroi dhe një marrëveshje me PD për ruajtjen e godinës ekzistuese. Nga ana tjetër Presidenti Ilir Meta dërgoi në Gjykatën Kushtetuese ligjin special që i hap rrugën shembjes së Teatri Kombëtar dhe atij Eksperimental.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjeneratoret e pd ngujimi tek teatri shembja e teatrit kombëtar teatri kombetar gjeneratoret e pd ngujimi tek teatri shembja e teatrit kombëtar teatri kombetar

Sondazh

Poll