Aktualitet

Shkrumbohet makina në autostradë, plagoset drejtuesi

Mësohet se makina ka marrë flakë në lëvizje, ndërkohë që i lënduar ka mbetur drejtuesi i mjetit.

16 Qershor 2022, 19:54 Nga I.A
Shkrumbohet makina në autostradë, plagoset drejtuesi
Makina e djegur
TIRANË- Një makinë është djegur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se makina ka marrë flakë në lëvizje, ndërkohë që i lënduar ka mbetur drejtuesi i mjetit. Dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një defekt në mjet. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Me datë 16.06.2022, në autostradën Durrës-Tiranë, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin B. K. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

 

digjet makina ne tirane

Sondazh

Poll