Aktualitet

Qyno: Dumani ka përmendur 100 emra, zyrtarë dhe kriminelë! Pritet një valë e dytë arrestimesh

I ftuar në emisionin 'Task Force' në Syri Tv Qyno tha se në dëshmitë e Dumanit përmenden rreth 100 emra, që janë emra periferikë, që kanë një pozicion lokal, në pushtetin lokal dhe emra të njohur të botës së krimit.

16 Qershor 2022, 19:02 Nga I.A,F.M
Qyno: Dumani ka përmendur 100 emra, zyrtarë dhe kriminelë! Pritet
Elton Qyno

TIRANË- Gazetari Elton Qyno ka komentuar urdhrin e SPAK për gazetarët, që nëse nëse publikojnë dëshmitë e Nuredin Dumanit rrezikojnë të dënohen deri në 5 vite burg. I ftuar në emisionin 'Task Force' në Syri Tv Qyno tha se në dëshmitë e Dumanit përmenden rreth 100 emra, që janë emra periferikë, që kanë një pozicion lokal, në pushtetin lokal dhe emra të njohur të botës së krimit.

"Kemi të bëjmë me një dëshmi me 100 emra të përmendur, janë emra të njohur të botës së krimit, emra periferikë, që kanë një pozicion në pushtetin lokal. Pritet një valë e dytë arrestimesh," tha Qyno.

elton qyno spak urdhri i spak per gazetaret

Sondazh

Poll