Aktualitet

Publikohen FOTOT/ Këta janë dy vëllezërit shqiptarë që u arrestuan në Itali, pjesë e Clan del Golfo

Të rinjtë ndodhen aktualisht në burg në Itali. Bashkë me shqiptarët e tjerë e 19 të huajt, mes tyre italianë, bullgarë, serbë e malazezë akuzohen për trafikimin e 4.3 ton kokainë.

16 Qershor 2022, 18:52 Nga F.M
Publikohen FOTOT/ Këta janë dy vëllezërit shqiptarë
Ervin dhe Enri Hardolli

TIRANË- Personat që po shikoni në foto janë dy vëllezërit Hardolli, Ervin dhe Enri, të cilët janë në mesin e 24 personave të arrestuar si pjesë të grupit kriminal kolumbian Clan del Golfo. Ata janë djemtë e Gëzim Hardollit, ish-kryetarit të komunës Rrethina në Shkodër. Në vitin 2013, Hardolli ka qenë edhe drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Ushqimit në Shkodër.

Të rinjtë ndodhen aktualisht në burg në Itali. Bashkë me shqiptarët e tjerë e 19 të huajt, mes tyre italianë, bullgarë, serbë e malazezë akuzohen për trafikimin e 4.3 ton kokainë që u dërgua nga Kolumbia drejt Italisë. Në rrëfime kanë pranuar se kanë nisur 613 kilogramë kokainë drejt Shqipërisë në një kontejner me banana, ngarkesë e kapur në vitin 2018 në kompaninë e Arbër Çekajt, i cili është dënuar për këtë gjë.

4.3 ton kokaine ne itali clan del golfo ervin hardolli enri hardolli

Sondazh

Poll