Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Vritet me thikë shqiptari në Gjermani

Mediat kanë publikuar edhe pamjet tronditëse kur ekipet e emergjencës përpiqen që të shpëtojnë shqiptarin.

16 Qershor 2022, 19:51 Nga F.M
PAMJE TË RËNDA/ Vritet me thikë shqiptari në Gjermani
Shqiptari i vrarë në Gjermani

GJERMANI- Një 24-vjeçar shqiptar është vrarë këtë pasditë në Gjermani. Ngjarja e rëndë, sipas Bild ka ndodhur në Hamburg. Mësohet se 24-vjeçari shqiptar është përleshur me thika me dy persona të tjerë, një 36-vjeçar nga Maqedonia e Veriut dhe një 51-vjeçar, shtetësia e të cilit nuk dihet ende.

Mediat kanë publikuar edhe pamjet tronditëse kur ekipet e emergjencës përpiqen që të shpëtojnë shqiptarin. Ai u dërgua në spital, por edhe pse u fut në operacion, nuk mbijetoi dot nga plagët e rënda që kishte marrë në pjesën e kraharorit. Dy agresorët janë arrestuar, ndërsa policia thotë se motivi i ngjarjes nuk është zbardhur ende.

vritet shqiptari ne gjermani

Sondazh

Poll