Aktualitet

Dosja e Dumanit, Qyno: Kam shumë materiale që s’i kam publikuar ende

Qyno tha se informacionin që ka mund ta ndaj kudo dhe ka theksuar se lajmi i parë i publikuar nga ai është ai i statusit të bashkëpunëtorit. 

16 Qershor 2022, 19:00 Nga I.A,F.M
Dosja e Dumanit, Qyno: Kam shumë materiale që s’i kam publikuar
Elton Qyno

TIRANË- Gazetari Elton Qyno ka deklaruar se ka shumë materiale nga dosja me dëshminë e Nuredin Dumanit. I ftuar në emisionin 'Task Force' në Syri Tv, Qyno tha se informacionin që ka mund ta ndaj kudo dhe ka theksuar se lajmi i parë i publikuar nga ai është ai i statusit të bashkëpunëtorit. 

"Unë e kam publikuar fillimisht lajmin për statusin e bashkëpunëtorit që i ishte ofruar Nuredin Dumanit, por u mohua nga SPAK. Në ato kushte, pavarësisht se i njëjti lajm u publikua edhe nga gazetarja Klodiana Lala, unë fillova të punoja më shumë që të siguroja dosjen dhe të gjithë dëshminë për të publikuar të gjitha episode që ai kishte rrëfyer. Kam edhe shumë materiale pa publikuar, por nuk është nevoja që t’i shkruaj. Unë informacionin mund ta ndaj edhe nga kjo studio," tha Qyno.

elton qyno urdhri i spak per gazetaret

Sondazh

Poll