Bota

Shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut nuk mundi të fliste me të burgosurit gjatë vizitës në Xinjiang

Bachelet dhe një ekip nga Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) kaluan gjashtë ditë në Guangdong dhe Xinjiang

16 Qershor 2022, 14:05 Nga d.d
Shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut nuk mundi të fliste
 Michelle Bachelet 

SHBA-Shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet ka deklaruar se në vizitën e saj në Xinjiang, nuk ka mundur të takonte nga afër të burgosurit për shkakë të kufizimeve të rrepta të Covid-19 . 

"Kam vizituar burgun e Kashgarit dhe një qendër të arsimit dhe trajnimit profesional, ku fola me autoritetet. Nuk munda të flisja me asnjë të burgosurit ose me familjet e tyre gjatë vizitës. Megjithatë, në pritje të kësaj, u takova me disa ish të burgosur që tani ndodhen jashtë vendit dhe me familje që kanë humbur kontaktet me të dashurit përpara vizitës sime," tha  Bachelet. 

Sipas The Guardian, Bachelet gjatë një interviste tha se kishte shumë kufizime në vizitën e saj në Kinë, ku autoritetet janë akuzuar për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit kundër pakicave të tjera myslimane.

Bachelet dhe një ekip nga Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) kaluan gjashtë ditë në Guangdong dhe Xinjiang për një vizitë që aktivistët dhe disa qeveri perëndimore e përshkruan si një 'grusht shteti' propagandistik për qeverinë kineze .

 

okb michelle bachelet

Sondazh

Poll