Bota

"Po e anuloj pjesëmarrjen në Forumin e Prespës",Kurti zotohet: Do t'i takoj vetë veteranët e UÇK-së

Gjatë fjalës së tij në Kuvend Kurti tha se ai do të anullojë pjesmarrjen e tij në Forumin e Prespës në mënyrë që të dëgjojë kërkesat për të cilat protestojnë veteranët.

16 Qershor 2022, 13:57 Nga d.a
"Po e anuloj pjesëmarrjen në Forumin e Prespës",Kurti
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka marrë fjalën në foltoren e Kuvendit ku u zotua se do të takojë veteranët e UÇK-së së bashku me ministrin Murati dhe deputetin Armend Muja.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend Kurti tha se ai do të anullojë pjesmarrjen e tij në Forumin e Prespës në mënyrë që të dëgjojë kërkesat për të cilat protestojnë veteranët.

Kurti ka thënë se është i interesuar t’i takojë veteranët drejtpërdrejt veteranët, derisa ka bërë thirrje që të mos ndërprehet puna e Kuvendit.

Do t’i takoj veteranët. Ky nuk ëhstë takimi i parë. Do t’i takoj sërish. Ajo cfarë po poropozoj unë sot është që Ta anulojë pjesëmarrjen në forumin e prespës nesër dhe unë po i pres në takim bashkë me ministrin e Financave dhe kryetarin e komisionit për buxhet dhe financave udhëheqësit e Veteranëve, po i dëgjoj e t’i diskutojmë të gjitha. Ata janë përfaqësues të protestës, jo deputetët e opozitës. Unë jam i interesuar që t’i takoj ata drejtpërdrejt, sepse pa dyshim që jam për të drejtën e protestës dhe jam për dialog edhe nëse nuk pajtohemi. Tash ky është qëndrimi shumë i sakt i imi, por seanca e Kuvendit është gabim që të ndërpritet. Kuvendi duhet të vazhdojë se kemi shumë pika. Nuk po shkoj nesër në Prespë”, ka deklaruar Kurti.

albin kurti protesta e veteraneve te uçk-se

Sondazh

Poll