Aktualitet

Sherri për pronat në Mirditë, arrestohet pas 4 muajsh ish-drejtori i OSHEE në Mirditë, kanosja me armë dhe përplasja

Ka qenë vetë Nikolli ai që ka bërë një kallëzim për një konflikt pronësie me të identifikuarin si Pavlin Gjoka, djali i këtij të fundit, Marin Gjoka ka tentuar që të qëllojë me armë zjarri të afërmin e tij.

16 Qershor 2022, 17:13 Nga F.M
Sherri për pronat në Mirditë, arrestohet pas 4 muajsh
Foto Ilustruese

MIRDITË- Leonardo Nikolli, 41 vjeç, Ish-Drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Mirditë është vënë në pranga nga Policia e Mirditës. Mësohet se Nikolli Gjykata e Lezhës kishte vendosur masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” për Nikollin.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 14 shkurt të këtij vitit. Ka qenë vetë Nikolli ai që ka bërë një kallëzim për një konflikt pronësie me të identifikuarin si Pavlin Gjoka, djali i këtij të fundit, Marin Gjoka ka tentuar që të qëllojë me armë zjarri të afërmin e tij.

Por, hetimet kanë zbuluar se Nikolli ka qenë personi që ka dhunuar Marin Gjokën duke i shkaktuar dëmtime fizike. Marin Gjoka, 25 vjeç është vënë në pranga gjithashtu për kanosjen me armë, si dhe është shpallur në kërkim babai i tij, shtetasi Pavlin Gjoka.

leonardo nikolli marin gjok pavlin gjoka

Sondazh

Poll