Bota

Kryebashkiaku kolumbian që e quajti Hitlerin 'mendimtar i madh gjerman' mund të zgjidhet presidenti i ardhshëm

Së fundmi ai ka publikur në rrjetet sociale një postik ku thotë se nuk njeh shumë për Kolumbinë dhe dikur e përshkroi Adolf Hitlerin si "një mendimtar të madh gjerman".

16 Qershor 2022, 13:55 Nga j.c
Kryebashkiaku kolumbian që e quajti Hitlerin 'mendimtar i madh
Rodolfo Hernandez

KOLUMBI- Kryebashkiaku i Bucaramanga-it në Kolumbi Rodolfo Hernandez i cili u bë viral në Tik Tok pasi goditi në fytyrë John Claro një këshilltarë të opozitës mesa duket do të zgjidhet si President i vendit të dielën.

“Më duket se ai nuk është mirë mendërisht. Unë e konsideroj atë si një sociopat."- tha Claro për The Guardian. 

Sipas The Guardian, Hernández, biznesmeni 77-vjeçar njihet si një person i cili ofendon. Së fundmi ai ka publikur në rrjetet sociale një postik ku thotë se nuk njeh shumë për Kolumbinë dhe dikur e përshkroi Adolf Hitlerin si "një mendimtar të madh gjerman". Ai gjithashtu më para i quajti gratë venezueliane "fabrika të fëmijëve të varfër".

Ai ka përdorur mediat sociale (TikTok) për të arritur tek votuesit e pavendosur. Ai do të përballet me Gustavo Petro, një ish-guerril urban.

"Mund ta krahasoni Hernandezin me Louis XIV, mbretin francez që tha 'shteti jam unë. Ai thotë atë që njerëzit duan të dëgjojnë, ai është i çrregullt, ai është demagog, ai është me gojë hapur, ai është i vrazhdë, ai është një mitoman,”- tha Claro, i cili po mbështet fushatën e Petros. 

Nëse Petro fitonte, ai do të bëhej presidenti i parë majtist në një vend ku për pjesën më të madhe të shekullit të kaluar, pushteti politik ka përfshirë pakte për ndarjen e pushtetit mes të djathtës dhe qendrës së djathtë. Por Petro, një ish-kryetar i bashkisë së Bogotës, është akuzuar gjithashtu për historia e tij personale.

rodolfo hernanzdez john claro

Sondazh

Poll