Art&Argëtim

Aktori Ryan Gosling përzgjidhet për të luajtur rolin e Ken në filmin 'Barbie'

Gosling do të luaj krah aktorëve Margot Robbie, America Ferrera, Simu Liu, Kate McKinnon, Saoirse Ronan dhe Will Ferrell.

16 Qershor 2022, 11:26 Nga DOSJA
Aktori Ryan Gosling përzgjidhet për të luajtur rolin e Ken
Ryan Gosling

SHBA- Filmi i Warner Bros ka publikuar se aktori i cili do të luaj rolin e të dashurit simpatik të Barbiet do të jetë aktori Ryan Gosling. Filmi i ardhshëm i drejtuar nga Greta Gerwig ka përzgjedhur Gosling si kukullën ikonë të modës Ken.

Sipas mediave të huaja, Gosling do të luaj krah aktorëve Margot Robbie, America Ferrera, Simu Liu, Kate McKinnon, Saoirse Ronan dhe Will Ferrell. Aktori i nominuar për Oscar të "La La Land" dhe "First Man" në foton e publikuar duket se është shëndrruar plotësisht në një kukull, pasi ka flokë bjond, xhaketë xhins pa mëngë dhe me trup perfekt.

Fotoja vjen gati dy muaj pasi Ëarner Bros publikoi imazhet e para të Robbie me kostum si Barbie, të cilin shumë njerëz e vlerësuan si kasting "perfekt". Mesa duket shumë persona nuk e kanë pëlqyer zgjedhjen e Gosling si Ken dhe kanë vërshuar me komente në rrjetet sociale. 

“Unë e dua Ryan Gosling, por Keni 40-vjeçar është çmenduri. Më vjen keq”-shkruajti një person në Twitter.

Filmi Barbie është planifikuar të dalë në teatër më 21 korrik në vitin 2023.

ryan gosling barbie

Sondazh

Poll