Art&Argëtim

“Ndoshta nuk do e shihja më…”/ Olsa Muhameti flet për sëmundjen e mamasë së saj

Olsa tregoi se nëna e saj vuan nga një sëmundje dhe që prej momentit që e ka mësuar lajmin, jeta e saj ka ndryshuar.

16 Qershor 2022, 07:53 Nga A.B
“Ndoshta nuk do e shihja më…”/ Olsa Muhameti flet
Olsa Muhameti

TIRANË- Autorja Olsa Muhameti foli mbrëmjen e kaluar në “Goca dhe Gra” për një situatë të vështirë që ka kaluar në jetën e saj. Olsa tregoi se nëna e saj vuan nga një sëmundje dhe që prej momentit që e ka mësuar lajmin, jeta e saj ka ndryshuar. Ajo tregoi se aty kuptoi rëndësinë e nënës së saj dhe sesa shumë e donte.

Unë kam përjetuar një situatë dramatike vitin e shkuar, por puna nuk më ka shpëtuar. Kur vij në punë mbyll çdo çelës të jetës sime. Nuk e kisha kuptuar që mami ishte pjesa më e rëndësishme e jetës kur patëm problematik me sëmundjen e saj. Kur mësova se ishte e sëmurë, ndoshtsa nuk do mundja ta shihja më, aty kuptova sa shumë e doja dhe sa shumë duhet të bëjmë për prindërit. Ne nuk e kuptojmë sa të rëndësishëm janë për jetën tonë. Kur ndodhi sëmudnja thash do bëja gjithçka që telefonata e saj të zgjas. Unë mamin e kam si shpirt tani dhe e dua shumë dhe kështu duhet t’i flasim prindërve”, tha Olsa në “Goca dhe Gra”.

olsa muhameti

Sondazh

Poll