Art&Argëtim

Lady Gaga në negociata për të qenë pjesë e filmit 'Joker', do rolin e Harley Quinn

Ky do të jetë filmi i tretë që Gaga lun pas dy filmave "A Star Is Born" në 2018-ën (Bradley Cooper është gjithashtu producent i Joker) dhe House of Guçi në 2021-ën.

16 Qershor 2022, 10:00 Nga j.c
Lady Gaga në negociata për të qenë pjesë e filmit
Lady Gaga

SHBA- Këngëtarja dhe aktorja Lady Gaga është në negociata për t’iu bashkuar filmit “Joker”.  "Joker: Folie à deux" do të jetë një muzikal dhe Lady Gaga është në bisedime për të luajtur rolin e "Harley Quinn". Sipas mediave të huaja, Gaga do të luajë një version shumë të ndryshëm të Harley-t nga ai aktuali i aktores Margot Robbie. 

Ky do të jetë filmi i tretë që Gaga lun pas dy filmave "A Star Is Born" në 2018-ën (Bradley Cooper është gjithashtu producent i Joker) dhe House of Guçi në 2021-ën. Të dy filmat kanë qenë mjaft të sukseshëm duke nxjerr në pah talentin e këngëtares në aktrim.

Për "A Star Is Born" me Bradley Cooper, Gaga u nominua për një Oscar në kategorinë e aktores më të mirë, dhe ka edhe nominime për BAFTA dhe Golden Globe në të njëjtën kategori për "House of Guçi".

 

lady gaga harley quinn

Sondazh

Poll