Art&Argëtim

Dua Lipa qëndron larg debateve për 'Sunny Hill', relaksohet në liqenet termike në Islandë

Këngëtarja ka zgjedhur që të relaksohet dhe të jetë larg këtyre debateve. 

16 Qershor 2022, 07:22 Nga A.B
Dua Lipa qëndron larg debateve për 'Sunny Hill', relaksohet
Dua Lipa

ISLANDË- Kosova dhe Shqipëria janë në mes të një debati të ashpër për Sunny Hill, festival që organizohet nga Dua dhe familja e saj. Mirëpo kjo e fundit nuk është prekur aspak nga ato që thuhen. Këngëtarja Dua Lipa është duke vazhduar turneun e saj nëpër botë "Future Nostalgia", e në këto ditë ndodhet në Islandë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

E këto udhëtime Dua po i shfrytëzon edhe për relaks dhe jo vetëm për punë. Pas vendeve historike që i vizitoi në Itali, Portugali, Francë, Spanjë, Dua është parë në Islandë e ku ka shijuar liqenet me ujëra termal në ishullin përrallorë nordik.

Dua Lipa qëndron larg debateve për 'Sunny Hill', relaksohet

Këngëtarja ka zgjedhur që të relaksohet dhe të jetë larg këtyre debateve. Festivali Sunny Hill këtë vit nuk do të mbahet në Prishtinë, pasi organizatorët janë tërhequr nga eventi pas vonesave proceduriale nga qeveria e Kosovës. Për shkak të vonesave në përgjigje për një vendim përfundimtar për dhënien e tokës në shfrytëzim, themeluesi Dukagjin Lipa i ka njoftuar krerët e shtetit se Festivalin “Sunny Hill” për vendimin e tërheqjes së festivalit nga Prishtina dhe pritet të mbahet në Tiranë. Në adresimin e organizatorëve thuhet se në vend të përkrahjes, kërkesa për t’i siguruar një vend festivalit “është politizuar”. Festivali ishte parashikuar të mbahej në dalje të Prishtinës prej 4 deri më 7 gusht të këtij viti.

dua lipa sunny hill ne tirane

Sondazh

Poll