Art&Argëtim

Monika Lubonja bëhet drejtoreshë e Kopshtit Zoologjik, aktorja: Do zbus kafshët! Tabelat i vënë ata që duan të bëjnë meme

E pyetur për tabelën që paralajmëronte prindërit për fëmijët e tyre, drejtoresha e re tha se këto mund t’i kenë vendosur vizitorët që sipas saj duan patjetër të shajnë diçka të bërë mirë.

15 Qershor 2022, 21:56 Nga F.M
Monika Lubonja bëhet drejtoreshë e Kopshtit Zoologjik, aktorja: Do
Monika Lubonja

TIRANË- Monika Lubonja, aktorja që u bë dhe pjesë e Big Brother VIP ka marrë një tjetër detyrë nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Këtë herë, ajo është emëruar drejtoreshë e Kopshtit Zoologjik. Lajmin e ka bërë vetë me dije Lubonja, e ftuar në “Wake Up”. Aktorja tha se pasi zbuti njerëzzit në BBV, tashmë e kanë angazhuar që të njëjtën gjë të bëjë edhe me kafshët e egra.

“Faleminderit, diplomacia pra, drejtoreshë e Kopshtit Zoologjik. Siç duket thanë, meqë zbuti ata njerëzit, do t’i zbusë dhe këta. Ata atje në BBV më deshën të gjithë. Aty realisht është bërë një punë shumë e mirë, aty me të vërtetë është bërë një qendër totalisht e re,”- tha Lubonja.

E pyetur për tabelën që paralajmëronte prindërit për fëmijët e tyre, drejtoresha e re tha se këto mund t’i kenë vendosur vizitorët që sipas saj duan patjetër të shajnë diçka të bërë mirë.

“Këto tabela nuk janë të vëna nga ne. do të jetë nga vizitorët që kanë për qëllim që të bëhen lajme dhe meme. Ajo që më vjen keq është që ka personazhë publikë që e marrin dhe e postojnë. Jo gjithmonë duhet të kemi tendencën që për një gjë të bërë mirë, të kemi diçka për të thënë dhe ta shajmë më pas. Duhet vlerësuar e gjithë puna, deri tek ata njerëz që mirëmbajnë kafshët. Nuk pyeti njeri, a janë hapur vende pune?”- tha Lubonja.

Monika Lubonja bëhet drejtoreshë e Kopshtit Zoologjik, aktorja: Do
Tabela

Lubonja ka qenë edhe këshilltare e kryebashkiakut Veliaj. Dosja.al e raportoi këtë lajm pasi aktorja u fut në BBV dhe skandali me të dhënat personale zbuloi pagat në administratë, mes tyre lexohej dhe emri i Lubonjës. Kopshti Zoologjik i Tiranës u inagurua rreth një javë më parë ku prezent ishin kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj dhe kryeministri Edi Rama. Rama e cilësoi si një nga projektet më të rëndësishme dhe një nga hapësirat më argëtuese në kryeqytet.

monika lubonja kopshti zoologjik

Sondazh

Poll