Art&Argëtim

U joshën nga Rama e Veliaj? Përfaqësuesi i “Sunny Hill Festival”: Gjithçka erdhi natyrshëm

Sipas tij, diskutimet kanë ndodhur ditëve të fundit dhe ky problem do zgjidhej edhe në Prishtinë po mos të ishte për vonesat proceduriale dhe faktin që jo çdo hapësirë është e pranueshme për Festivalin.

15 Qershor 2022, 21:17 Nga F.M
U joshën nga Rama e Veliaj? Përfaqësuesi i “Sunny Hill
Ftesë në 5

TIRANË- Një prej përfaqësuesve të Sunny Hill Festival, Alban Kastrati ka mohuar që familja Lipa të jetë joshur nga kryeministri Edi Rama e kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. I ftuar në  “Ftesë në 5”, Kastrati tha se e gjithë zhvendosja erdhi natyrshëm. Sipas tij, diskutimet kanë ndodhur ditëve të fundit dhe ky problem do zgjidhej edhe në Prishtinë po mos të ishte për vonesat proceduriale dhe faktin që jo çdo hapësirë është e pranueshme për Festivalin.

“Ka qenë një diskutim shumë i natyrshëm dhe një kërkesë që të shohim mundësitë që ka Tirana. Në fillim e kemi patur me shumë rëndësi hapësirën.Nuk qëndron kjo hipotezë. Ka qenë diskutim i natyrshëm dhe pyetja jonë ka qenë e natyrshme “Pse jo Tirana?” Diskutimi ka ndodhur ditëve të fundit. Edhe në Komunën e Prishtinës do zgjidhej nëse çdo hapësirë do ishte e pranueshme për neve. Por, jo çdo hapësirë i plotëson kushtet e Festivalit tonë. Ne kemi bërë vizitën javën e kaluar dhe këto janë teknikalitete për të cilat nuk do doja të flisja,”– tha ai.

Në komunën e Prishtinës, vendimi për dhënien e tokës ishte përcjellë me debate të ashpra, pasi opozita ishte kundër dhënies prej 17 hektarësh në pronësi të një kompanie për 99 vjet. Dukagjin Lipa, ka publikuar edhe letrën që ia ka dorëzuar presidentes, kryeministrit, ministrës së jashtme dhe ministrit të kulturës në momentin që vendosi ta mbante festivalin në Tiranë.

sunny hill ne tirane

Sondazh

Poll