Bota

Ligji për pagat minimale në Kosovë, veteranët e UÇK sot në protestë, policia bëhet gati

Në 09:30 veteranët kanë planifikuar mbajtjen e një “proteste gjithëpopullore” para Kuvendit dhe Qeverisë në Prishtinë.

16 Qershor 2022, 08:01 Nga A.B
Ligji për pagat minimale në Kosovë, veteranët e UÇK
Protesta e veteraneve

KOSOVË- Ditën e sotme, organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka paralajmëruar për protestë gjithëpopullore në shenjë kundërshtimi për miratimin e Ligjit për pagën minimale. Në 09:30 veteranët do të nisin protestën e tyre.

Me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe mbarëvajtjes së protestës së lajmëruar sipas ligjit mbi tubimet publike nga Veteranët e UÇK-së, Policia e Kosovës ka bërë përgatitjet e nevojshme operacionale policore.

Në njoftimin e Policisë thuhet se “më 15.06.2022, zyrtarë nga Policia e Kosovës (PK) kanë zhvilluar një takim njoftues me përfaqësues të Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së me qëllim të njoftimit rreth organizimit të protestës, vendit dhe kohës së mbajtjes së saj dhe masave tjera që lidhen me zhvillimin e protestës”.- thuhet në njoftimin e bërë publik nga policia.

Më 6 qershor, veteranët u futën në oborrin e Kuvendit duke kërcënuar se do të futeshin brenda. Ata nuk janë dakord që Qeveria i ka lënë jashtë projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që e përcaktojnë shumën e pagës minimale. Mazhoranca i kishte numrat e nevojshëm për ta miratuar këtë projektligj, por nuk pati kuorum për miratim.

protesta e veteraneve ne kosove kosove

Sondazh

Poll