Bota

“Mund të jenë kapur nga rusët”, dy ushtarët amerikanë zhduken në Ukrainë

CNN shkruan se burrat janë Alexander John-Robert Drueke, 39 vjeç, nga Tuscaloosa, Alabama dhe Andy Tai Ngoc Huynh, 27 vjeç, nga Hartselle, Alabama.

15 Qershor 2022, 22:54 Nga I.A
“Mund të jenë kapur nga rusët”, dy ushtarët
Dy amerikanet

UKRAINË- Dy amerikanë që luftojnë përkrah forcave ukrainase në veri të Kharkiv janë zhdukur për gati një javë dhe ekziston frika se ata mund të jenë kapur nga forcat ruse. CNN shkruan se burrat janë Alexander John-Robert Drueke, 39 vjeç, nga Tuscaloosa, Alabama dhe Andy Tai Ngoc Huynh, 27 vjeç, nga Hartselle, Alabama.

Një burrë që vepron si rreshter i ekipit, i cili dëshironte të mbetej anonim për arsye sigurie, i dha CNN-it foto të pasaportave të dy burrave dhe vulave të hyrjes së tyre në Ukrainë. Burri tha se njësia e tyre po luftonte nën komandën e brigadës së 92-të të mekanizuar të Ukrainës më 9 qershor, pranë qytetit të Izbytske. Ai tha se Drueke dhe Huynh u zhdukën gjatë betejës dhe se misionet e mëvonshme të kërkimit nuk arritën të gjenin mbetje. Një postim në një kanal propagandistik rus në Telegram të nesërmen pretendonte se dy amerikanë ishin kapur pranë Kharkiv.

"Ishte kaos absolut. Kishte rreth njëqind plus këmbësoria që përparonin në pozicionet tona. Ne kishim një T72 që gjuante mbi njerëzit nga 30, 40 metra larg," tha ai.

lufta ukraine-rusi alexander john-robert drueke andy tai ngoc huynh

Sondazh

Poll