Bota

Scholz, Macron dhe Draghi nisen me tren special drejt Kiev-it, udhëtimi i liderëve nga Polonia në Ukrainë

Secili prej tyre është kritikuar nga zyrtarët ukrainas për atë që Ukraina e percepton si një qasje të butë ndaj Rusisë.

16 Qershor 2022, 07:34 Nga A.B
Scholz, Macron dhe Draghi nisen me tren special drejt Kiev-it, udhëtimi i
Macron dhe Scholz

UKRAINË-Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri italian Mario Draghi janë nisur mëngjesin e sotëm drejt Kiev-it. Tre liderët evropianë hipën në një tren special në Poloni dhe pritet të mbërrijnë këtë mëngjes në Kiev të Ukrainës, sipas rrjetit gjerman ZDF dhe gazetës italiane La Repubblica, e cila publikoi një foto të tre liderëve brenda trenit.

Secili prej tyre është kritikuar nga zyrtarët ukrainas për atë që Ukraina e percepton si një qasje të butë ndaj Rusisë.

Ditën e djeshme, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama si dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç vizituan Kievin, ku u takuan me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyyn.

olaf scholz mario draghi emmanuel macron

Sondazh

Poll