Bota

I bie shorti për t’iu hetuar pasuria, Pacolli: Jam i pastër si loti

Ndërkohë që vetë Pacolli ka reaguar për kontrollin e pasurisë, duke shkruar se ai është i pastër si loti.

15 Qershor 2022, 21:06 Nga I.A
I bie shorti për t’iu hetuar pasuria, Pacolli: Jam i pastër si
Behgjet Pacolli

KOSOVË- Agjencia Kundër Korrupsionit në Kosovë do të kontrollojë pasurinë e kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli. Ndërkohë që vetë Pacolli ka reaguar për kontrollin e pasurisë, duke shkruar se ai është i pastër si loti. Në një postim në Facebook, ai ka shtuar se është i sigurt që pasuria e tij është venë me punë.

“Sa mirë kur je i pastër si loti, e ke frikë vetëm nga Zoti. Sot me ra shorti i Agjencisë Kundër Korrupsionit për kontrollim të pasurisë. E mirëpres e shpresoj se do ta kuptojnë se pasuria krijohet me punë e jo brenda natës”, ka shkruar Pacolli.

Behgjet Pacolli është deputeti më i pasur që ka Kuvendi i Kosovës në këtë legjislaturë. Sipas formularit për deklarimin e pasurisë që ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, pasuria e Pacollit sillet diku rreth 743 milionë euro. Pacolli ka deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerë 210 milionë euro. Këtu përfshihen shtëpi, toka dhe hotelet. Vetëm një shtëpi e tij kushton gati 18 milionë euro.

akr behgjet pacolli

Sondazh

Poll