Bota

Abazoviç: Japim mbështetjen e plotë për anëtarësimin e Ukrainës në BE

Abazoviç i përcolli mesazhin Zelenskyyt se Mali i Zi mbështet fuqishëm integrimin e Ukrainës në BE dhe se është i gatshëm të mbështesë Ukrainën si ushtarakisht ashtu edhe financiarisht.

15 Qershor 2022, 19:51 Nga d.a
Abazoviç: Japim mbështetjen e plotë për
Dritan Abazoviç

UKRAINË- Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy u shpreh se Mali i Zi do ta ndihmojë Ukrainën me mundësitë që ka.

Abazoviç i përcolli mesazhin Zelenskyyt se Mali i Zi mbështet fuqishëm integrimin e Ukrainës në BE dhe se është i gatshëm të mbështesë Ukrainën si ushtarakisht ashtu edhe financiarisht.

Abazoviç, theksoi se në Mal të Zi janë 10 mijë refugjatë nga Ukraina, që në fakt përbën gati 1% të popullsisë së vendit dhe shtoi se shteti po përpiqet t'i ndihmojë ata.

Zelenskyy falënderoi Malin e Zi për mbështetjen dhe tha se e kupton që Mali i Zi ka kapacitete të kufizuara, por siç tha ai, çdo ndihmë është e rëndësishme. Zelenskyy shprehu shpresën se Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në NATO do të mbështesin luftën e popullit ukrainas dhe do ta ndihmojnë atë vend të mbrohet nga agresioni rus.

dritan abazoviç ne kiev edi rama ne kiev

Sondazh

Poll