Bota

Ministri i Jashtëm turk nis turin në Ballkanin Perëndimor, anashkalon Shqipërinë

Gjatë këtij turi Çavusoglu do të vizitojë Kosovën, Serbinë, Kroacinë si dhe Bosnje Hercegovinën. Qëllimi i vizitës janë zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Bosnje e Hercegovinë, si dhe do të diskutohen edhe marrëdhëniet bilaterale.

15 Qershor 2022, 19:00 Nga d.a
Ministri i Jashtëm turk nis turin në Ballkanin Perëndimor,
Mevlut Çavusoglu

TURQI- Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, do të zhvillojë një tur në rajonin e Ballkanit Perëndimor nga data 15 deri më 19 Qershor.

Gjatë këtij turi Çavusoglu do të vizitojë Kosovën, Serbinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut si dhe Bosnje Hercegovinën. Qëllimi i vizitës janë zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Bosnje e Hercegovinë, si dhe do të diskutohen edhe marrëdhëniet bilaterale.

Ai do të zhvillojë disa takime bilaterale me homologët e tij, krerët shtetërorë dhe kryeparlamentarët e këtyre vendeve, si dhe do të takojë përfaqësuesit e turk në këto vende.

Më 16 qershor ai planifikon të marrë pjesë në Forumin e Prespës në Maqedoninë e Veriut, si dhe do të takojë përfaqësuesit e komunitetit turk të këtij shteti.

mevlut çavusoglu ne ballkan

Sondazh

Poll