Pas anulimit të "Sunny Hill", ministri Çeku: Jemi të gatshëm t’ua plotësojmë të gjitha kërkesat
Pas ndarjes së çmimit kombëtar për veprimtari jetësore “Muslim Mulliqi”, ministri Çeku është shprehur i zhgënjyer, siç u shpreh ai, që kjo çështje ka marrë dimension të panevojshëm politik.
KOSOVË- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka deklaruar se nuk janë ndërprerë kontaktet me organizatorët e festivalit “Sunny Hill” dhe se janë të gatshëm që të diskutohet edhe më tej shfrytëzimi i tokës ku është paraparë mbajtja e festivalit nga 4 deri më 7 gusht.
Pas ndarjes së çmimit kombëtar për veprimtari jetësore “Muslim Mulliqi”, ministri Çeku është shprehur i zhgënjyer, siç u shpreh ai, që kjo çështje ka marrë dimension të panevojshëm politik.
“Unë kam thënë që në parim çështja e ndarjes së tokës për një periudhë kaq të gjatë, nuk duhet të bëhet në ngut ose të ndonjë lloj presioni vendimmarrje të bazuar, që në fund të matim dhe ta vlerësojmë në mënyrën e duhur interesin publik dhe aty ku ka interesa private në raste të caktuara. Ne kemi qenë në komunikim me organizatorët e festivalit të “Sunny Hill” dhe si MKRS ju kemi ofruar që të shërbejmë si pikë referente për të gjithë ministritë që ata kanë punë”, ka thënë Çeku.
Ai ka mohuar të ketë pasur Qeveria e Kosovës propozim për çështjen afatgjate të shfrytëzimit të tokës, por shtoi se kanë kërkuar që të ulen dhe të gjejnë zgjidhjen më të mirë.
“Nuk do të duhej të ishte shkas, as ndonjë arsyeje e mjaftueshme një çështje të cilën kemi thënë ta ri mendojmë, çështjen afatgjate të marrjes së asaj toke. Për ta bërë një lëvizje kaq të shpejtë, sepse vetëm para disa ditësh ne ishim duke diskutuar këtë çështje me ta. Dhe u duk se kishte një pranim për ta rimenduar për çështjen afatgjate të kontratës së kësaj toke. Dhe kaluan shumë pak ditë dhe ndodhi kjo që u paralajmërua dje”, ka deklaruar ai.
Çeku u shpreh i zhgënjyer që festivali “Sunny Hill” dhe emri i këngëtares Dua Lipa kanë marrë dimension të panevojshëm politik.
“Kontaktet nuk janë ndërprerë asnjëherë, ne jemi në komunikim dhe gjithsesi po vazhdojmë t’iu tregojmë që qëndrojmë pas gjitha zotimeve që i kemi ofruar nga fillimi. Unë besoj që një organizim i kësaj natyre është më i madh se të gjithë ne, sepse është për vendin tonë, për promovimin ndërkombëtar të vendit tonë. Nuk besoj që duhet të reduktohet në çështje të vogla ose të bëhet çështje e debateve politike. Jam thellësisht i zhgënjyer që po merr edhe një dimension politik të panevojshëm”, tha Çeku.
Më tej, tha se duhet të vazhdojnë të insistojnë si qeveri që ta mbrojnë imazhin e këngëtares Dua Lipa.
“Duhet të vazhdojnë të insistojmë si qeveri, si institucione, si shoqëri, si Kosovë që pikë së pari ta mbrojmë figurën e Dua Lipës. Një personaliteti të veçantë për vendin tonë që ka bërë shumë dhe ka kontribuar shumë për Kosovën. Ta shmangim çfarëdo politizimi ose të përfshirjes së emrit të saj në debatet politike dhe dua ta rikonfirmoj gatishmërinë edhe të ministrisë që drejtoj, por edhe për shkak të komunikimit me qeverinë, që jemi shumë të interesuar ta vazhdojmë bashkëpunimin me “Sunny Hill”. Jemi shumë të gatshëm, siç kemi qenë deri në minutë të fundit, që t’i qëndrojmë prapa zotimeve tona që t’iu plotësojmë të gjitha kërkesave”, ka përfunduar Çeku.
Ai tha se janë të gatshëm që të diskutojnë edhe më tej çështjen e ndarjes së parcelës së kërkuar për organizimin e këtij festivali. Dje zyrtarisht u njoftua se “Sunnyhill” do të zhvendoset në Tiranë, për shkak të vonesave të shumta administrative për lokacionin./Express/
Sondazh
Rritja e çmimeve, habit ministri pakistanez: Pini sa më pak çaj për të evituar krizën ekonomike
foto nga Pakistani PAKISTAN- Një ministër në qeverinë e sapozgjedhur të Pakistanit është kritikuar pasi i bëri thir...
Ministri i Jashtëm turk nis turin në Ballkanin Perëndimor, anashkalon Shqipërinë
Mevlut Çavusoglu TURQI- Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, do të zhvillojë një tur në rajonin e Ballkanit Pe...
"Duhet më shumë mbështetje për Ukrainën", ish-sekretarët e NATO-s thirrje Perëndimit
Ish-sekretaret e NATO-s Ish Sekretarët e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, Lordi George Robertson, Jaap de Hoop Scheffer d...
Municione dhe sisteme të mbrojtjes, SHBA pritet të njoftojë 1 miliard dollarë ndihmë për Ukrainën
pamje nga takimi SHBA- Sulmi i Rusisë në Ukrainë ndodhet në një pikë kritike ndaj Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj ...
Zgjerimi i BE-së, Macron: Nuk është zgjidhja e vetme për stabilitetin e fqinjëve të saj
Macron FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron tha se anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk mund të jetë e vetmja për...
Një nga më të frikshmit në Rusi, Navalny konfirmon transferimin e tij në burgun famëkeq të Melekhovo
Alexei Navalny RUSI- Alexei Navalny konfirmoi sot se është transferuar në një burg tjetër, më larg nga Moska, ...
Premtimi i Gjermanisë për mbështetje ushtarake të Ukrainës, Scholz nën presion
Olaf Scholz GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz ndodhet nën presion. Ngado që shkon, ai duhet të japë llogari për mbështe...
Kurti pret në takim Charles Michel, shpreson në përkrahjen e tij për liberalizimin e vizave
Michel dhe Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur në një takim ditën e sotme presidentin e Këshillit t&eu...
Stoltenberg para Samitit të Madridit: Do të vazhdojmë të furnizojmë Ukrainën me armë
Jens Stoltenberg BRUKSEL- Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg foli me gazetarët përpara një takimi në Bruksel të ministrave t&eum...
Vizita e parë pas një viti, Babis Anagnostopoulos takon prindërit në burg, ja çfarë u ka kërkuar
Piloti GREQI- Babis Anagnostopoulos është vizituar për herë të parë në burg nga prindërit e tij, ndërsa vitin...

