Aktualitet

Digjet një makinë në Thumanë, mister arsyeja

Nga djegia e makinës fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që makina ka pësuar dëme të mëdha.

15 Qershor 2022, 17:22 Nga I.A
Digjet një makinë në Thumanë, mister arsyeja
Makina e djegur në Thumanë

TIRANË- Një makinë është djegur pasditen e sotme në Thumanë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Thumanës, ndërkohë që arsyeja e ngjarjes ende nuk dihet.

Nga djegia e makinës fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që makina ka pësuar dëme të mëdha.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak  Rreth orës 17:15, në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, ka marr flakë një automjet në ecje në pronësi të shtetasit S. P.  Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, bashkë me shërbimet e zjarrfikëses ku është bërë të mundur fikja e zjarrit

digjet makina ne thumane

Sondazh

Poll