Aktualitet

Kamioni me lule i Agim Kajmakut, u modifikua për drogë! U nis për Holandë, u kap në Durrës

Sipas Policisë italiane nipi i ish-kryebashkiakut është Edmond Kajmaku, 34 vjeç, që deri 6 muaj më parë ka qenë drejtor i UKT në Kombinat.

15 Qershor 2022, 16:57 Nga k.m.

 

Kamioni me lule i Agim Kajmakut, u modifikua për drogë! U nis për
Foto nga kamioni i Agim Kajmakut

TIRANË- Agim Kajmaku, ish-kryebashkiaku i Vorës ka shkuar në Itali një javë përpara se të arrestohej nga policia e Marches mesditën e 25 majit 2022, i akuzuar se fshehu 20 kilogramë kokainë brenda vazove me lule që bleu për biznesin e tij.

Gazetari Arsen Rusta shkruan për ReportTv, sipas të dhënave nga sistemi TIMS, Agim Kajmaku ka udhëtuar me avion nga Tirana drejt Ankonës më 20 maj ndërsa 5 dite më pas ai u arrestua në flagrancë pranë një fidanishteje në Grottamare, afer San Benedeto di Tronto, sëbashku me nipin e tij. Po ashtu, sipas Policisë italiane nipi i ish-kryebashkiakut është Edmond Kajmaku, 34 vjeç, që deri 6 muaj më parë ka qenë drejtor i UKT në Kombinat.

Pas arrestimit të Kajmakut në Itali, një operacion është kryer edhe në Shqipëri, në Portin e Durrësit. Ndërsa po ashtu, edhe kamioni i ndaluar drejtohej nga nipi i ish-kryebashkiakut, Ladi Kajmaku. Siç shihet në këto pamje, dyshemeja e kamionit të boshatisur është e modifikuar me vende të përshtatshme për ato të transportit të drogës, por brenda tyre janë gjetur vetëm pjesë bukepeshku dhe jo drogë. Ladi Kajmaku, është nipi i ish-kryebashkiakut dhe ka qenë drejtor i Shërbimeve Mbështetëse në AKU, ndaj të cilit nuk rëndon asnjë akuzë dhe nuk është arrestuar.

Kamioni me lule i Agim Kajmakut, u modifikua për drogë! U nis për

Kamioni me targa AA 324 ZL, i cili përdorej nga i nipi i Kajmakut, rezulton se është në asetet e kompanisë së luleve "A.M.E 2020", në të cilin Kajmaku ishte aksioner, ndërsa në pronësi e kishte bashkëshortja e tij. Kamioni ka udhëtuar nga Durrësi drejt Barit të Italisë, më 23 Maj ndërsa destinacioni i tij ishte Holanda për të marrë lule; më pas kamioni është kthyer më 26 maj në Portin e Durrësit ku është sekuestruar pas kontrollit. Megjithatë policia italiane dhe ajo shqiptare po hetojnë nëse kemi të bëjnë me një rrejt ndërkombëtar të trafikut të drogës.

ladi kajmaku edmond kajmaku arrestimi i agim kajmakut

Sondazh

Poll