Aktualitet

"Po lëpihem, të fus mish, jo hekur", arrestohet babai që abuzoi seksualisht me dy vajzat e tij

40-vjeçari ka nisur të abuzojë me vajzat e tij para dy vitesh. 

15 Qershor 2022, 16:29 Nga F.M
"Po lëpihem, të fus mish, jo hekur", arrestohet babai
Babai dhe vajzat

KAVAJË- 40-vjeçari me inicialet F.M., i cili u denoncua nga emisioni "Piranjat" një natë më parë pasi ka abzuaur seksualisht me dy vajzat e tij, është vënë në pranga. Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se 40-vjeçari ka nisur të abuzojë me vajzat e tij para dy vitesh. 

Njoftimi i policisë Kavajë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, pas transmetimit të pamjeve në emisionin investigativ "Piranjat", për një shtetas që dyshohet se para dy vjetësh kishte abuzuar seksualisht me vajzat e tij të mitura, ndaluan shtetasin F. M., 40 vjeç, banues në Kavajë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se para dy vjetësh, ky shtetas ka abuzuar seksualisht me dy vajzat e tij të mitura, 16 dhe 17 vjeçe. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Rasti u denoncua nga emisioni Piranjat. Në videot e bëra nga vetë gazetarja, burri në fjalë shihej teksa joshte të bijat dhe u kërkonte që të kryenin marrëdhënie seksuale bashkë. "Do të të lëpij, dua të ta fus, po të fus mish e jo hekur,"- ishin vetëm disa prej shprehjeve që thoshte abuzuesi. 

policia e kavajes emisioni piranjat

Sondazh

Poll