Aktualitet

I droguar në timon, 24-vjeçari arrestohet në Tiranë

Mësohet se 24-vjeçari me iniciale E.S gjatë kontrollit ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike. 

15 Qershor 2022, 17:00 Nga I.A

I droguar në timon, 24-vjeçari arrestohet në Tiranë

Tiranë

TIRANË- Një 24-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se 24-vjeçari me iniciale E.S gjatë kontrollit ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike. 

Njoftimi i Plotë:

Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet e dedikuara për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, u evidentua dhe u godit edhe 1 tjetër rast i drejtimit të automjetit, nën efektin e lëndëve narkotike, duke e çuar kështu në 25 numrin e drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Në bulevardin "Bajram Curri", shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin E. S., 24 vjeç, i cili pas testimit me aparatin AquilaScan, ka rezultuar se drejtonte mjetin, nën efektin e lëndëve narkotike. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tij, për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt". Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

policia e shtetit

Sondazh

Poll