Si u zbulua Jahti me 650 kg kokainë, anija u gjurmua në çdo milje
Ekspertët e policisë federale braziliane me të gjetur USB-në e analizuan përmbajtjen e videos u identifikua jahtin Oceanic Panfilo, zbuluan se ai lundronte me flamur maltez, zbuluan që fillimisht ishte nisur muaj më parë nga porti i Monte Carlo me 13 persona në bord, duke përfshirë një ekuipazh prej 7 personazh dhe një grup prej 6 studentësh të filozofisë.

Gjurmimi i anijes
BRAZIL- Një megaoperacion ku janë kapur 1 ton drogë është finalizuar në Brazil! 350 kg kokainë u kapën në shtëpinë e Altin Drimadhesit, ndërsa në kërkim është edhe bashkëpunëtori i tij, por nuk është bërë me dije emri. Pasi kontrolluan banesën e tyre zbuluan edhe një UBS me të dhëna për dërgesën që po vinte në Mesdhe. Ekspertët e policisë federale braziliane me të gjetur USB-në e analizuan përmbajtjen e videos u identifikua jahtin Oceanic Panfilo, zbuluan se ai lundronte me flamur maltez, zbuluan që fillimisht ishte nisur muaj më parë nga porti i Monte Carlo me 13 persona në bord, duke përfshirë një ekuipazh prej 7 personazh dhe një grup prej 6 studentësh të filozofisë. Të gjithe ishin të apasionuar pas Mesdheut dhe kishin fituar një bursë nga një universitet në Australi.
Sipas itinerarit të bërë, ata lundruan në fillim gjatë vijës bregdetare spanjolle, më pas përmes ngushticës së Gjibraltarit dhe rreth ishujve Kanarie, për t'u nisur më në fund në Oqeanin Atlantik, duke synuar portin e shtetit të Sao Paulos si destinacionin e tyre përfundimtar. Po ashtu, rruga shtesë detare Sao Paulo-Lisbonë e zbuluar brenda përmbajtjes së USB-ve që u mundësoi autoriteteve braziliane të lajmëronin menjëherë homologët e tyre portugez për të kapur, ndalur dhe kontrolluar jahtin gjatë ndalesës së tij në Lisbonë, përpara se të lundronin nëpër oqeane për të zbritur përfundimisht në Brisbane, Australi, në gusht, sipas planit.
Më 8 qershor, sapo ky i fundit hyri në ujërat ndërkombëtare portugeze të Oqeanit Atlantik, Njësia e Kontrollit Bregdetar të Gardës Kombëtare Republikane mbërriti me mjetet ujore ushtarake, duke pohuar juridiksionin e saj mbi ndalimin e menjëhershëm të jahtit, arrestoi trembëdhjetë personat në bord dhe menjëherë kërkuan provat materiale të përmbajtjes së siguruar të filmimit. Por është shqiptari i paidentifikuar ai që kërkohet, pasi dyshohet se koordinon trafikun në nivelin më të lartë. Ai dyshohet se ka një të kaluar kriminale domethënëse në Australi që mund të kontribuojë në zbulimin e tablosë më të madhe. I përfshirë në vepra jashtëzakonisht të dhunshme, të lidhura me krimin e organizuar, të kryera nga bandat e të motoçikletave të Adelajdës.
Sondazh
Tatuazhi nxjerr zbuluar bashkëpunëtorin e Altin Drimadhës, dyshohet se është "koka" e trafikut të drogës
Foto ilustruese BRAZIL- Altin Drimadha është shqiptari i shpallur në kërkim pasi u kapën rreth 1000 kg kokainë, e paketuar me...
Tentoi të kalonte kufirin me drogë në valixhe, Policia ndalon të renë nga Maqedonia e Veriut
Foto ilustruese KORÇË- Një 30-vjeçare nga Maqedonia e Veriut është proceduar penalisht në gjendje të lirë,...
FNSH zbarkon në Mallakastër, kontrolle masive për kanabis
Pamje nga aksioni TEPELENË- Kontrolle masiv në të gjithë territorin e Komisariatit të Policisë Mallakastër për kan...
Ngordhën 4 200 rosa në Divjakë, banorët i groposën, përfunduan vetë në spital
Rosat ne Divjake FOTO- Ngjarje e rëndë në Divjakë. Fermerët në fshatin Mizë të Divjakës, i erdhën në...
U kapën mbi 1 ton kokainë, cilat ishin vendet ku operonte banda e Drimadhesit
zonat ku vepronte BRAZIL- Policia Federale e Brazilit prej kohësh po kryente një sërë hetimesh, me mbështetjen e agjentëve t&...
Dumani mori porosi ta vriste, merret në mbrojtje oficeri i policisë
Nuredin Dumani TIRANË- Një oficer policie është marrë në mbrojtje nga policia e shtetit. Oficeri, që për arsye sig...
KOKAINA në Brazil/ Arrestohen 2 rojet e shqiptarit, i zbulohet edhe droga në jaht
Droga BRAZIL- Sasia e kokainës e zbuluar në banesën e shqiptarit Altin Drimadha në Brazil ruhej nga dy brazilianë të armatosu...
Kapen 1 ton kokainë në San Paolo! Shqiptari 'koka' e grupit, arratiset drejt Bolivisë (E PLOTË)
Kokainë TIRANË- Megaoperacion me 1000 kg kokainë! 350 kg është sekuestruar nga Policia e Brazilit mëngjesin e 7 qershorit. L&...
Sekuestrohet 'Tree Hotel' e Erion Demollit. Policia: Pasuri e ardhur nga krimi
KORÇË- ‘Tree Hotel’’ është sekuestruar nga policia me dyshimin se është ndërtuar nga të ardhurat e...
Kundërshtuan konfiskimin e pasurisë, Apeli i Posaçëm rrëzon ankimimin e familjes Prenga
SPAK TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar ankimimin e tre anëtarëve të familjes Prenga të cilët kund&eum...
