Aktualitet

Të ‘fortët’ me makina me xhama të zinj, policia me dorë të rëndë, 87 të ndëshkuar (VD)

27 Korrik 2019, 11:38 Nga DOSJA
Të ‘fortët’ me makina me xhama të zinj, policia me

TIRANË- 87 shoferë janë ndëshkaur ditët e fundit nga Policia e Tiranës pasi qarkullonin në qytet me xhama të errësuar.

Në një njoftim për mediart Policia bën me dije se 17 prej shoferëve kishin errësuar edhe xhamin e parë, duke ulur ndjeshëm shikueshmërinë e drejtuesit të mjetit dhe për rrjedhojë rritjen e mundesisë së përfshirjes në ngjarje rrugore të këtyre mjeteve, veçanërisht në kushtet e errësirës.

NJOFTIMI I PLOTË

Policia Rrugore e Tiranës, Plan Veprimi për evidentimin dhe ndëshkimin e automjeteve që qarkullojnë me xhama të errësuar. Gjatë kesaj jave, si rezulat i kontrolleve të shtuara janë evidentuar dhe ndëshkuar 87 drejtues mjetesh.

Policia Rrugore e Tiranës me qëllim evidentimin, ndëshkimin dhe mbajtjen nën kontroll të mjeteve që mund të cënojnë sigurinë publike dhe atë rrugore, ka nisur zbatimin e një Plani Veprimi për kontrollin e dedikuar ndaj automjeteve me xhama të errësuar si dhe mjeteve që përdorin sisteme shtesë zanore dhe pamore, në kundërshtim me normat ligjore të parashikuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërise dhe rregulloren në zbatim të tij.

Në funksion të këtij Plan Veprimi me objekt të dedikuar, nga efektivet e Policisë Rrugore Tiranë, gjate 5 diteve të fundit, janë konstatuar dhe proceduar administrativisht 87 automjete për xhama të errësuar, ku 17 prej tyre kishin errësuar edhe xhamin e parë paraprites, duke ulur ndjeshëm shikueshmërinë e drejtuesit të mjetit dhe për rrjedhojë rritjen e mundesisë së përfshirjes në ngjarje rrugore të këtyre mjeteve, veçanërisht në kushtet e errësirës.

Policia prej kohësh ka nisur marjen e këtyre masave, ku herë pas here bëhen kontrolle të shumta ku janë ndëshkaur me dhjetara shoferë. Në njoftimet e mëparshme Polcia ka bërë thirrje “të fortëve” që të mos errëzsojnë xhamat pasi janë kundër ligjit me veprimet që bëjnë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet makina me xhama te zinj ndeshkohen shoferet policia tirane xhamat e zinj makina me xhama te zinj ndeshkohen shoferet policia tirane xhamat e zinj

Sondazh

Poll