Aktualitet

Parandalohet krimi në familje, Policia arreston 36-vjeçarin dhe sekuestron 27 granata

27 Korrik 2019, 08:43 Nga DOSJA
Parandalohet krimi në familje, Policia arreston 36-vjeçarin dhe

ELBASAN- Një 36-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi kishte kërcënaur bashkëshorten dhe familjarët e saj. Sipas Policisë F.M. mbante në shtëpi dhe 27 grantat të cilat iu sekuestruan.

Blutë e Elbasanit bëjnë me dijes e ndërhyrja në kohë ka parandaluar krimin në familje, pasi familjarët rrezikoheshin që të vriteshin me grantat që mbaheshin të fshehura nga 36-vjeçari.

NJOFTIMI I PLOTË

Reagimi në kohë i Policisë parandalon një krim në familje. Vihet në pranga një 36 vjeçar pasi kërcënoi me jetë bashkëshorten dhe familjarët e saj. Sekuestrohen 27 granata ofensive dhe difensive. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit: F.M., 36 vjeç, banues në Elbasan.

Policia e Elbasanit ka marrë  njoftim se ky shtetas kërcënonte me jetë bashkëshorten dhe familjarët e saj, se do t’i vriste me granata të cilat i kishte të fshehura  në shtepinë  që kishte në fshatin Bizhutë e Poshtme. Policia ka vlerësuar menjëherë  informacionin dhe falë reagimit në kohë u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i 27 copë granatave difensive dhe ofensive.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve luftarake, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Dhuna në familje”.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 36 vjecari krimi ne familje policia elbasan sekuestrohen 27 granata arrestohet 36 vjecari krimi ne familje policia elbasan sekuestrohen 27 granata

Sondazh

Poll